Një vajzë me shtetësi norvegjeze u dërgua pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sipas prindërve të viktimës ajo kishte probleme me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë ata kishin ardhur për vizitë, transmeton Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./FolDrejt/