Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko nuk po e nxjerrin dot Interin nga balta kohët e fundit. Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për t’u përforcuar në sulm në verë.
Corriere dello Sport raporton se në skenë ka dalë një objektiv i vjetër, Duvan Zapata. Atalanta në verë do jetë e detyruar ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero, transmeton Fol Drejt.
Interi nga ana tjetër po has vështirësi për të transferuar Gianluca Scamacca nga Sassuolo. Klubi italian ka kërkesa të larta financiare dhe Zapata është më i përballueshëm dhe me cilësitë e tij ka treguar se është një sulmues që garanton gola në Serie A./FolDrejt/