Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se me ftesë të homologes së saj gjermane, Annalena Baerbock do të jetë pjesë e takimit të ministrave të jashtëm në kuadër Procesit të Berlinit, shkruan Fol Drejt.
Ajo tha se shteti gjerman është përgatitur që ky takim të jetë i suksesshëm dhe se pret rezultate pozitive dhe konkrete për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
“Pritshmëri të mëdha përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit sot në Berlin me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.. Gjermania është përgatitur intensivisht për ta bërë këtë takim të suksesshëm. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë.” /FolDrejt/
Great expectations ahead of the #BerlinProcess Foreign Ministers Meeting today in #Berlin at the invitation of 🇩🇪 MFA @ABaerbock. 🇩🇪 prepared intensely in order to make this meeting a success. We are optimistic that it will produce concrete results for our citizens. pic.twitter.com/B2pEDvEPVR
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 21, 2022