Një person u arrestua sot në Tiranë, ndërsa u proceduan penalisht dy të tjerë.
Policia e Shtetit informoi se I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; C. D., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Policia sekuestroi 3 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa./21Media