Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall është i gatshëm të rrisë në masë të madhe prodhimin e municioneve të tankeve dhe artilerisë për të plotësuar kërkesën e madhe në Ukrainë dhe Perëndim, tha Drejtori i Përgjithshëm, Armin Papperger për Reuters, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Papperger foli për agjencinë e lajmeve disa ditë përpara se ministri ri të mbrojtjes Boris Pistorius të nisë bisedimet se si të përshpejtohet prokurimi i armëve dhe rritja e furnizimeve me municione afatgjata pas gati një viti donacionesh armësh për Ukrainën duke varfëruar rezervat e ushtrisë gjermane.
Rheinmetall prodhon një sërë produktesh mbrojtëse, por ndoshta është më i famshmi për prodhimin e armës 120 mm të tankut Leopard 2. Kërkesa për municione të caktuara është rritur si brenda Ukrainës ashtu edhe teksa aleatët perëndimorë kërkojnë të mbushin rezervat e tyre. /FolDrejt/