Ndërsa disa sektorë, përfshirë telekomunikacionin, janë përjashtuar nga disa sanksione për arsye humanitare ose të ngjashme, Nokia tha se kishte vendosur që të largohej nga Rusia dhe kjo ishte e vetmja mundësi.
“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar në vend në rrethanat aktuale,” tha shefi ekzekutiv Pekka Lundmark në një intervistë, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se Nokia do të vazhdojë të mbështesë klientët gjatë procesit të daljes dhe nuk ishte e mundur të thuhej në këtë fazë se sa kohë do të zgjaste tërheqja./FolDrejt/