Gjiganti i automjeteve “Ford” planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent.
Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për “Ford”-in në Evropë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Ne po rishpikim plotësisht markën Ford në Evropë”, tha Martin Sander, menaxher i përgjithshëm i “Ford Model” në Evropë.
“Ford”-i planifikon të ndryshojë numrin e stafit inxhinierik evropian, duke ulur fuqinë punëtore me 2.800 deri në vitin 2025, me qëllim të kalimit në automjete plotësisht elektrike dhe reduktimin e kompleksitetit të automjeteve.
Ajo do të mbajë një staf inxhinierik prej afro 3.400 personash në Evropë, të fokusuar në projektimin dhe zhvillimin e automjeteve, përveç krijimit të shërbimeve të lidhura.
“Këto janë vendime të vështira, nuk merren lehtë. Jemi të vetëdijshëm për pasigurinë që krijon për ekipin tonë dhe i siguroj se do t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në muajt në vijim”, tha Sander./FolDrejt/