Sot shënohet 21 Shkurti dhe veçohet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.
Lidhur me këtë nuk munguan shkrimet për rëndësinë e kësaj dite, duke marrë parasysh që gjuha është mjeti më i rëndësishëm i shkëmbimit të dijeve dhe formimit kulturor e arsimor.
Profesor Qëndrim Morina, përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” tha se kjo datë ka rëndësi të madhe për diversitetin gjuhësor e kulturor, për përçimin e dijeve përmes gjuhës, si dhe se çdo varietet i gjuhës i përdorur nga njerëzit është gjuhë amtare e tij.
Më poshtë po e paraqesim statusin e plotë (pa ndërhyrje):
21 Shkurtin, si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e përcaktoi Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në nëntor të vitit 1999.
Kjo datë është shenjuar për të treguar diversitetin gjuhësor e kulturor;
Është shenjuar për të treguar se gjuha është mjeti më i rëndësishëm, që shërben për të përçuar dijen;
Është shenjuar për civilizimin- të kuptojmë botën e tjetrit dhe jo t’i bëjmë të gjithë si vetja;
Është shenjuar për të treguar se të gjitha varietetet janë gjuhë dhe çdo varietet i çdokujt është gjuhë amtare e tij.
Gëzuar!