Kritikat ndaj Qeverisë Kurti dhe vetë Kryeministrit Albin Kurti, të cilat i janë adresuar pas rastit të djeshëm, po i sheh si të papranueshme profesoresha dhe shkrimtarja Majlinda Bregasi, shkruan Fol Drejt.
Bregasi ka thënë se disa që janë “mësuar ta luftojnë dhunën ndaj grave nga Emeraldi”, diskursi i kryeministrit iu duket patriarkal.
Ky është reagimi i saj i plotë:
Janë mësuar ta luftojnë dhunën ndaj grave nga Emeraldi, ndaj diskursi i Kurtit u duket patriakal.
Po, është, për ju. Por Kurti nuk foli me ju. U foli atyre që jetojnë në atë stad me të vetmen gjuhë që ata kuptojnë.
U foli atyre që gruan e konsiderojnë pronë, rob, që mund t’ia vësh plumbin kokës sa herë të ngrejë krye. Atyre që e mbajnë gjithmonë shuplakën gati për gratë, edhe pse në media paraqiten si ultra feministë me kravata të stolisura. U foli atyre që abuzojnë me gratë në të gjitha format sepse ashtu janë mësuar.
Ata nuk e kuptojnë gjuhën e Emeraldit, nga ku dhuna luftohet me fjalë rreptësisht korrekte, pikë për pikë të stilizuara si i kërkojnë fondet e majme.
Në gjuhësi ekziston Teoria e Akomodimit. Nëse do të kuptohesh me bashkëfolësin duhet t‘i flasësh gjuhën që kupton.
Dy shqiptarë më pak pra, do thoshin armiqtë tanë, madje do e pinin një gotë raki nga mbrapa. Ndaj vritni sa më shumë gra, ato e kanë fajin që kanë rritur qelbësira si DISA prej jush.
Këtë e shtova mbasi nuk jam Kurti.