Profesoresha universitare Majlinda Bregasi, e cila ligjëron lënden e gjuhës Italiane dhe Latine në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës ka ironizuar me përkthyesen e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ajo ka cekur gabimin e përkthyeses në shqiptimin e mbiemrit të Azem Sylës, duke e shqiptuar “Sula” e jo “Syla”.
“Azem SYla moj përkthyese, SYYYla, jo Sula se na plase”, ka shkruar Bregasi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.