Bekim Bejta ka dhënë dorëheqje nga pozita e ligjëruesit në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Ai i ka dërguar letër senatit të UP-së, duke thënë se që nga data e sotme (19 korrik), ai e braktisë këtë vend pune.
“Unë, Bekim Bejta, profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinës. Domethënë unë po e braktisi (lë, lëshoj) këtë vend pune”, ka shkruar ai në njoftimin për dorëheqje.
Ua kujtojmë se Bejta në prill të këtij viti është suspenduar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në UP, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.
Bejta më parë është denoncuar për gjuhë denigruese drejtuar studentëve të tij./FolDrejt/