Profesor dr. i Kadastrit dhe kryetari i regjionit të Mitrovicës në Shoqatën e Gjeodetëve, Edon Maliqi, ka paralajmëruar në lidhje me regjistrat kadastralë që i janë vjedhur Kosovës gjatë luftës së fundit.
Sipas Maliqit, marrja nën udhëheqje të Kadastrit në një pjesë të komunave nga Serbia, i jep mundësinë që të vetëmenaxhojë me një pjesë të tyre.
“Paralajmërim:
Kadastri & Marrëveshja për regjistrat kadastral apo Agjencia Kadastrale e Kosovës & Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Në 2011, palët me një nënshkrim të vendosur janë dakorduar që Kosovës të i kthehen regjistrat kadastral, të vjedhur gjatë luftës në Kosovë ’99.
Por, tani Serbia e mori udhëheqjen me Kadastrin në një pjesë të komunave tona, psh në Graçanicë. Pra, ka mundësi që edhe i kthen informacionet kadastrale, por që vetëmenaxhon me një pjesë të tyre. Dhe, jo vetëm.”, është shprehur profesori Maliqi, transmeton Fol Drejt.