Përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, rreth debatit të fundit në shoqërinë tonë shqiptare të Kosovës, ka reaguar edhe profesori universitar Milazim Krasniqi.
Ai ka thënë se debati për kombin shqiptar e për fenë islame ndër ne në Kosovë, ka dalë jashtë binarëve.
“Debati për kombin shqiptar e për fenë islame ndër ne në Kosovë, ka dalë jashtë binarëve. Të ashtuquajtur analistë politikë, shumë prej tyre pa asnjë kompetencë, e kanë zënë hapësirën e historianëve, gjuhëtarëve, filologëve, sociologëve, antropologëve, teologëve. Po tallen me njerëzit. Po ua fyejnë ndjenjat fetare, po ua përdhosin vlerat kombëtare. Mediet janë biznese dhe bëjnë si u leverdis, kjo nuk mund të ndryshohet. Publikut i mbetet e vetmja zgjidhje: refuzimi i këtyre debateve përçarëse dhe keqdashëse”, ka shkruar profesori Milazim Krasniqi. /FolDrejt/