Një kritikë për komunën e Prishtinës vjen nga Halil Ibrahimi, profesor universiteti, i cili ka reaguar pas ‘kërdisë’ që ka bërë bërllogu në disa pjesë të Prishtinës.
Në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar me një fotografi reagimin e tij, ai ka kritikuar strukturat përkatëse që nga kompania Pastrimi, që sipas tij as që mërzitet në ankesat e qytetarëve për mospërmbushje të shërbimeve qe dy javë, për të kaluar më pas te Komuna e kryetari Përparim Rama.
Ai madje, ka thumbuar kryetarin Rama, duke e pyetur nëse ka naj koncert ma frik? Naj Garbage Hill?
Thumbim i ka adresuar edhe PDK-së, duke e pyetur nëse ka apo jo tender në bërllog?
Krejt në fund, s’kanë munguar as kritikat për gazetarët dhe analizat e tyre për imazhin e vendit./FolDrejt/
Postimi i plotë i profesorit Ibrahimi:
Ka shume dite qe pjese te Prishtines, e sidomos periferite jane te mbuluara nga berllogu. Kompania Pastrimi as qe merzitet ne ankesat e qytetareve per mospermbushje te sherbimeve qe mbi dy jave. Komuna e Prishtines aq me pak.
Kryetar i nderuar Perparim Rama i LDK-se se pavaresise e presidenteve historike, a ka naj koncert ma frik? Naj Garbage Hill?
LVV e Prishtines me gjithe ata asambliste, a ka naj bashkim kombetar a jo?
PDK, ne berllog s’ka tendere a cka?
Nderkaq gazetaret jane te zane me analiza per imazhin e vendit!