Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, është duke marr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij ndër të tjera ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit.
Sipas tij, infrastruktura ligjore e miratuar nga legjislativi “janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit…”.
Ai e ka përmendur më konkretisht edhe një sukses të “epokës së tij”:
“Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit”.
Po ashtu ka thënë se janë ndërmarr, në mënyrë të suksesshme, shumë operacione kundër krimit dhe korrupsionit:
“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve.”
Sipas Kurtit, kjo ishte tronditëse por jo befasuese.
Kurti ka premtuar vendosmëri në luftën ndaj së keqes, duke shtuar se “epokës së korrupsionit në Kosovë, po i vie fundi!”/FolDrejt/