Gati 20 ditë para se të kthehej në Atdhe, nga misioni i saj i parë, nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën nga në detyrë. Mëngjesi i djeshëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForËard Presence”.
“BalkanWeb” publikon sot një profil të saj dhe se si i nisi shkallët e karrierës brenda Forcave tona të Armatosura. N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj ka lindur më 08/07/1987, në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, ndërsa prej disa vitesh jetonte me në Babrru të Tiranës me prindërit dhe vëllain e martuar.