Kryetarja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara, Cindy McCain, paralajmëroi se do të jetë e vështirë të sigurohet ushqim për popullsinë e botës nëse Rusia largohet nga marrëveshja e grurit.
Ajo tha se marrëveshja e cila skadon më 18 maj, duhet të rinovohet, përcjell Fol Drejt.
“Marrëveshja duhet të zgjatet. Ne nuk mund të ushqejmë një rajon të caktuar, e lëre më të gjithë botën, nëse kjo nuk ndodh,” tha McCain për BBC./FolDrejt/