Progress in International Reading Literacy Study ose testi ndërkombëtar i njohur si PIRLS i realizuar në vitin 2021, i ka nxjerr nxënësit kosovar të dobët në lexim, raporton Fol Drejt.
Testi është realizuar në qershor të vitit 2021 në disa shkolla të përzgjedhura të vendit, duke e bërë Kosovën pjesëmarrëse për herë të parë në këtë test.
Rezultatet e testit në fjalë janë publikuar sot.
Rezultati i Kosovës është 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 të PIRLS.
Shqipëria në këtë testim ka 513 pikë, Serbia 514, Mali i Zi 487, Maqedonia e Veriut 442.
Ndërkaq, vendet e para në këtë renditje janë Singapori 587 pikë, Hong Kong 573, Rusia 567, Anglia 558, Finlanda 549, etj.
PIRLS është një studim ndërkombëtar i prirjeve në lexim, i cili zhvillohet që nga viti 2001 dhe mbahet çdo 5 vjet dhe aktualisht marrin pjesë 50 shtete.