Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka prezantuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial (KPK), shkruan Fol Drjet.
Sipas Haxhiut projektligji në fjalë përmban disa risi, e ku ndër të tjera adreson vendosjen e kritereve në përbërjen e këshillit, si dhe “fuqizon dhe rrit transparencën” e tij.
Megjithatë, këto përparësi nuk janë vlerësuar nga opozita. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, gjatë hartimit të këtij dokumenti, nuk janë marr për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Është e papranueshme se si ju ende nuk keni marrë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë ai.
Kritikë kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës.
Sipas tyre, me këtë projektligj, po minohet autonomia e KPK-së./FolDrejt/