Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës konfirmoi se kallëzime penale janë paraqitur kundër presidentit izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Akuzat penale tani janë duke u shqyrtuar sipas procedurës së zakonshme”, tha zyra në një deklaratë për Anadolu.
Në deklaratë shtohet se zyra e prokurorit është në kontakt me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të personit në fjalë, shkruan AA.
Megjithatë, zyra nuk ka dhënë detaje në lidhje me ankesat dhe kush i ka paraqitur ato.
Ankesat erdhën në një kohë kur Izraeli po përballet me akuzat për gjenocid të dorëzuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Afrika e Jugut për shkak të veprimeve në Gaza, të cilat janë përshkruar vazhdimisht si “shkelje e ligjeve ndërkombëtare nga OKB”.
Tel Avivi, megjithatë, mohon akuzat për gjenocid duke pretenduar se po përpiqet vetëm të mbrojë popullin e vet.