Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Prokurori i Shtetit nuk ka pasur rol proaktiv në luftimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik – thotë IKD

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sistemi i drejtësisë nuk po trajton me seriozitet parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik. Madje, Prokurori i Shtetit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë me vetiniciativë dhe nuk ka bashkëpunuar me institucione të tjera. As këto të fundit, përveç Policisë së Kosovës nuk kanë paraqitur denoncim për korrupsion në prokurim publik.

Kështu thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi të publikuar të shtunën me temën “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit në prokurimin publik”.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala tha se ka pasur një pasivitet sa i përket luftës së korrupsionit në fushën e prokurimit publik. Ky pasivitet, sipas tij, është shfaqur edhe në sistemin gjyqësor.

“Prokurori i Shtetit gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur një rol proaktiv në luftimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik dhe kjo vërtetohet edhe nga faktet se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk e kemi asnjë rast i cili është iniciuar nga ana e Prokurorit të Shtetit me vet-iniciativë mbi bazën e gjetjeve.

Përballë mungesës së vetiniciativës së prokurorëve të shtetit për të ngritur raste të kësaj natyre, IKD ka gjetur edhe mos-bashkëpunim të Prokurorit të Shtetit me institucione të tjera. Kjo shihet për faktin se në vitin 2020, përjashtimisht Policisë së Kosovës, asnjë institucion tjetër nuk ka deponuar në Prokurorinë e Shtetit ndonjë kallëzim penal për keqpërdorim në fushën e prokurimit publik”, ka thënë ai, raporton KP.

Megjithatë, Republika e Kosovës ka ndërtuar shumë mekanizma që merren me trajtimin e rasteve të korrupsionit. Por, ani pse secili institucion është autoritet kontraktues dhe se mund të denoncojë keqpërdorime, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në vitin 2020 ka qenë vetëm një denoncim, ka pasur edhe në vitin 2021 një numër pak më të lartë. Mirëpo, definitivisht jo të mjaftueshëm. Një problematikë tjetër është injorimi që Prokurori i Shtetit u ka bërë raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përkundër faktit që raportet e ZKA-së kanë paraqitur një varg shkeljesh që kanë të bëjnë me prokurimin publik, asnjë prej tyre nuk është trajtuar nga Prokurori i Shtetit. Nuk është ngritur asnjë aktakuzë mbi bazën e këtyre gjetjeve”, ka shtuar ai.

Më tej, në këtë raport përmendet edhe investimi në profesionalizmin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të trajtuar këto raste. IKD ka gjetur se deri më tani sistemi gjyqësor dhe prokurorial nuk kanë arritur që të trajnojnë gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në fushën e korrupsionit në prokurimin publik.

Më tej, Shala theksoi se në sistemin prokurorial nuk ka të angazhuar mjaftueshëm ekspertë në fushën e korrupsionit dhe prokurimit publike.

“Sistemi prokurorial i ka vetëm gjashtë ekspertë në këtë fushë dhe të gjithë janë të angazhuar në Prokurorinë Speciale dhe nuk janë të angazhuar edhe në prokuroritë tjera themelore të cilat trajtojnë rastet e korrupsionit në fushën e prokurimit publik.

Mungesa e profesionalizmit në trajtimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik është jashtëzakonisht problematike për shkak se profesionalizmi në këtë rast është një aspekt i pakalueshëm që prokurorët ta kryejnë punën e vet si duhet dhe që aktakuzat e tyre të kenë sukses në gjykatë”, ka shtuar ai.

Hulumtuesi Mirvet Thaçi ka folur edhe për mungesën e rezultateve konkrete nga ana e sistemit të drejtësisë tek fusha e konfiskimit të pasurisë.

nga Taboola
Rekomanduar

Mund t’ju interesojnë

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencëIuvenis

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Time To Upgrade Your Credit Card? Find OptionsCredit Card Options | Search Ads

Do You Speak English? Work a USA Job From HomeUSA Work | Search Ads

Sipas tij, ky sistem nuk është i vëmendshëm sa i përket domosdoshmërisë së luftimit dhe parandalimit të keqpërdorimeve në fushën e prokurimit publik.

“Gjatë vitit 2020 në asnjërën prej këtyre nuk kemi kërkesa për sekuestrim apo konfiskim përfundimtar të pasurisë të përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Derisa te aktakuzat e ushtruara gjatë vitit 2021 është bërë vetëm një kërkesë e tillë dhe është propozuar konfiskimi i një veture në pronësi të të pandehurit. Një gjetje të tillë e ka konstatuar IKD vazhdimisht tek rastet e korrupsionit, mirëpo kjo problematikë po bartet edhe te rastet e keqpërdorimit në fushën e prokurimit publik”, ka thënë Thaçi.

Ai theksoi se Ligji për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme ka gjetur zbatim në vetëm një rast.

Në këtë raport thuhet se nuk janë respektuar as afatet ligjore në trajtimin e këtyre rasteve. Gjatë vitit të kaluar në katër rastet e përfshira në këtë hulumtim nuk është caktuar asnjë seancë gjyqësore.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka rekomanduar që Prokurori i Shtetit të ketë rol proaktiv në hetimin e rasteve në Prokurimin Publik duke iniciuar raste me vetiniciativë.

Tags: IKD
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rast përdhunimi që ka ndodhur në Kosovë/ familjari përdhunon vajzën minorene.

Lajmi tjetër

Kuvendi ynë ka mbushur njëzet vjet – thotë Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM