Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim lidhur me intervistimin e ish-prokurores së EULEX, Maria Bamieh.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për këtë rast janë duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi.
“Pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
Bamieh u ftua nga prokuroria në Kosovë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.
Ish-prokurorja Maria Thuraja Bamieh, e ka fituar rastin me qeverinë britanike, ajo ka folur për
Thuraja Bamieh, do të marrë dëmshpërblim prej mbi 400 mijë funtesh, pasi humbi punën por fitoi rastin me qeverinë britanike, si sinjalizuese për korrupsionin në EULEX, mision ky i angazhuar në Kosovë.