Prokuroria Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit një personi që dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë, ku i dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te panjohur” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 tetor 2022.