Edhe një person është ndaluar, si i dyshuar për përfshirje në dhunimin e 11-vjeçares.
Kjo është bërë e ditur nga Pokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka njoftuar se ka ndaluar një person me një kohëzgjatje prej 48 orë, nën dyshimet për ndihmë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares gjatë qershorit të këtij viti.
“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, bën me dije Prokuroria./FolDrejt/