Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.
Një Traktor i markës “SAME prodhim Italian”, ngjyrë e portokalli, pa targa, me nr. identifikues CPR707020618 dhe të një rimorkio e traktorit. Po ashtu, nga kjo prokurori janë sekuestruar edhe masë drusore e llojit Ahu për djegie të njoma, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 6.70 m³.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuari të dërgohet në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza ndaj tridhjetetre (33) personave për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, është bërë kërkesë nga prokurori i shtetit për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur.