Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.
Këta gjashtë persona dyshohet se janë përfshirë në vepra penale që lidhen me grabitje, përdorim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për media në Prokurorina Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
“Lidhur me ndalimin e 6 personave nga Prokurori i Shtetit, me 05.11.2022, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, është shprehur Ulaj për klankosovën./FolDrejt/