Është arrestuar arsimtari nga Prizreni, i cili dyshohet se u ka ofruar materiale pornografike personave nën moshën 16 vjeç, transmeton Fol Drejt.
“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K./FolDrejt/