Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet M.B dhe Sh.B.
Siç thuhet në njoftim dy të pandehurit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.
“Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i parasë’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/