Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.