Prokurorët në New Mexico kanë hequr dorë nga planet e tyre për të kërkuar një dënim me pesë vjet burg për akuzën për armë ndaj aktorit Alec Baldwin në lidhje me vdekjen e kineastes Halina Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.
Prokurorët kanë vendosur që në vend të kërkesës së paralajmëruar më parë që aktori të akuzohet për armëmbajtje pa leje, ata do të ngrenë aktakuzë vetëm për një krim shumë më të lehtë – vrasje nga pakujdesia, për të cilin Baldwin mund të dënohet deri në 18 muaj burg, nëse shpallet fajtor, raporton London Guardian.
Ekipi ligjor i Alec Baldwin argumentoi se akuza për armë në këtë rast është jokushtetuese sepse shkel një dispozitë të Kushtetutës së SHBA që ndalon ndryshimin retroaktiv të dënimeve statutore për një akuzë, transmeton Fol Drejt.