Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij, ka bërë kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.
Ajo tha se bashkë me forenzikën, prokuroria ka dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Tutje, Gashi tha se në bazë të rrethanave do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe do të vazhdojnë me hetime deri në ndriçimin e rastit.