Forcat ruse përdorin përdhunimin si mjet lufte. Kështu ka deklaruar prokurorja ukrainase Iryna Venediktova, duke akuzuar ushtarët e Moskës për përdhunimin e një gruaje në një shtëpi pranë Kievit.
Kështu raporton Independent, transmeton Fol Drejt.
Ushtarët, tha Venediktova, hynë në shtëpinë në Brovary, në periferi lindore të kryeqytetit, ku vranë burrin e gruas dhe më pas sulmuan seksualisht gruan e tij para syve të djalit të saj.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë akuzohen për përdhunimin e vajzave dhe grave ukrainase./FolDrejt/