Në ambientet e Pallatit të Rinisë, në kuadër të Panairit të 23-të të Librit që po mbahet në Prishtinë, sot u promovua libri më i ri me poezi i shkrimtarit shqiptar, Alban Tufa, me titull “Ata ishin (mbetën) dy”, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e lexuesve e dashuruesve të librit, Tufa shpalosi veçoritë identitare të këtij libri, duke e veçuar sidomos për strukturimin e veçantë, që sipas vetë shkrimtarit i jep një natyrë unike veprës dhe e bën të dallojë nga korpusi i veprave të mëhershme të botuara, sidomos nga ato me poezi.
Nëpërmjet leximit të poezive nga vetë autori, Tufa shpalosi para lexuesve dromca të librit, përmbajtësisht e strukturalisht, duke zgjuar interesimin në audiencë.
Prezantimi i poezive u prit mirë nga audienca, e cila nën jehonën e duartrokitjeve nuk ngurroi ta kërkojë autografin e Tufës./FolDrejt/