Newcastle United po mendon për një trajner të ri pavarsisht se Eddie Howe po bën një punë të shkëlqyer.
Duket se pronarët arabë mund të kenë plane edhe më të mëdha për pozitën e nxehtë trajnerit me Marca që pretendon se ata janë duke kërkuar një lëvizje ambicioze për trajnerin e Romës, Jose Mourinho.
Mourinho kishte kritikët e tij në një periudhë të fundit te Manchester United, por e vërteta është se me kalimin e kohës, puna që ai bëri atje është dukur më mbresëlënëse.
Man Utd nuk ka fituar asnjë trofe që kur Mourinho i udhëhoqi ata drejt fitores në Carabao Cup dhe Europa League në 2016/17, me trajnerët e tjerë që po luftojnë për ta nxjerrë klubin nga rezultatet negative./FolDrejt/