Pronarët e Manchester Cityt kanë blerë klubin e tyre të 13-të në grupin e tyre të futbollit City, të themeluar nga Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan dhe kryetari i Cityt Khaldoon Al Mubarak. Për 180 milionë euro blenë 90% të klubit brazilian të kategorisë së parë Bahia, klub që ka qenë dy herë kampion i Brazilit në historinë e tij.
Grupi i Cityt ka 100% pronësi në Manchester City, Melbourne City, Montevideo City Torque dhe Troyes të Francës. Ajo ka 99% të pronësisë në Lommel belge, 80% në Palermo, 65% në Mumbai City dhe 47% në Girona. Ai është pronar i skuadrës kineze Sichuan Jiuniu (29.7%) dhe japoneze Yokohama F. Marinos (20%). /FolDrejt/