City Football Group (CFG) do të bëhet pronar i Bahias, pasi ka rënë dakord të blejë 90 për qind të aksioneve të klubit brazilian të futbollit, raportojnë mediat britanike.
Bëhet fjalë për grupin që është pronar i klubit anglez të futbollit Manchester City. Mediat britanike raportojnë se CEO i CFG-së, Ferran Soriano, ishte njeriu kyç në negociatat me klubin brazilian.
“Ideja e shitjes së klubit u pëlqye nga drejtuesit e Bahia, por fjalën e fundit e dhanë tifozët. Tifozët votuan sipas Statutit të Klubit, dhe madje 98 për qind ishin në favor të shitjes së klubit te pronarët e pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Synimi është kompletimi i dokumentacionit deri në fillim të sezonit brazilian të Serisë A”, thuhet në mediat e ishullit.
Sezonin e kaluar, Bahia fitoi vendin e tretë në Serinë B dhe u kualifikua në Serinë A. Përveç Manchester Cityt, CFG është pronar edhe i klubebe: Palermo, Troyes, Girona, Melbourne City, Lomelo, Montevideo City, New York City, Mumbai City, Yokohama, Club Bolivar dhe Sichuan kinez, transmeton Fol Drejt.