Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë veçse kanë filluar. Ato po zhvillohen në Bjellorusi, ndërsa përflitet edhe për përfshirjen e pronarit të klubit anglez Chelsea në këto bisedime.
Sipas gazetës izraelite “The Jerusalem Post” miliarderi rus që është edhe pronar i klubit londinez është pjesë e bisedimeve. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Abramovichit.
“Unë mund të konfirmoj se Roman Abramovich është kontaktuar nga ana e Ukrainës që të arrihet një marrëveshje e paqes, dhe që nga ai moment ai është duke ndihmuar. Duke ditur situatën, ne kërkojmë nga ju që kuptoni se pse nuk kemi komentuar situatën apo përfshirjen e tij. Faleminderit”, ka deklaruar zëdhënësi i tij./FolDrejt/