Prokurorët francezë nisën sot një hetim kundër pronarit të markave luksoze LVMH (Louis Vuitton) Bernard Arnault për shkak të transaksioneve të tij financiare me oligarkun rus Nikolai Sarkisov.
Bashkëthemeluesi dhe CEO i grupit Louis Vuitton është nën hetim për akuzat për pastrim parash dhe hetimi është i fokusuar në blerjen e pronës në Courchevel, një vendpushim skish për ultra të pasurit në Alpet franceze, raporton Independent.
Sipas raportit të Prokurorisë, Sarkisov fitoi pronë atje përmes një transaksioni në të cilin Arnaud, përmes një prej kompanive të tij, dha një hua, sipas të përditshmes franceze Le Monde, duke cituar njësinë e inteligjencës financiare Tracfin, organi i Ministrisë franceze të Financave për të luftuar pastrimin e parave, transmeton Fol Drejt.