Pronet Academy ka organizuar trajnimin “Aftësi të buta dhe bazat e shkrimit akademik” ligjëruar nga Albin Mehmeti.
Ky trajnim është në vazhdën e trajnimeve të organizuar nga kjo akademi.
Në hapjen e këtij trajnimi, drejtori akademik i Pronet Academy, prof. asoc. dr. Besnik Hajdari prezantoi punën e akademisë dhe planet për të ardhmen.
Më pas filloi trajnimi i ndarë në dy module, në aftësi të buta dhe bazat e shkrimit akademik.
Pjesëmarrësit e trajnimit u ndan të kënaqur me trajnimin, ku në fund u certifikuan për pjesëmarrje.
Trajnime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.