Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Evropën

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

NGA GENC POLLO*  

Michael Martens, gazetari që mbulon Ballkanin për të përditshmen kryesore gjermane “Frankfurter Allgemeine”, mesa e njoh unë, nuk është vetëm një person me sensin e satirës. Ai në radhë të parë është një reporter akribik, që shkruan artikuj vetëm mbasi e ka studiuar e hulumtuar personalisht çështjen dhe eviton klishetë që i gjen jo rrallë në median europiane. Prandaj edhe postimi i tij se Edi Rama është më i miri kryeministër që Serbia ka pasur mbas Nikolla Pashiçit, duhet parë edhe përtej satirës. Gjithsesi, janë tri çështje kosovare, ku ndërhyrja personale e Ramës ka provokuar kundërshtime në Prishtinë e më gjerë. Në fakt janë tri çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, Ballkanin dhe Europën, që gjithsesi meritojnë vëmendje e shqyrtim.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

ZAJEDNICA OSE ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË

Në qershor të këtij viti kryeministri Rama u dërgoi qeverive të Berlinit e Parisit një koncept si duhej të ishte Zajednica. Ky koncept që nuk është bërë i njohur deri më sot sipas Ramës ishte “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar” i hartuar prej ekspertëve të shquar perëndimorë në këtë lëmë, që ishin pajtuar nga qeveria për këtë punë. Për vëzhguesin distant mbetet e paqartë dobia e kësaj nisme, sepse një të tillë “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar” mund ta hartonte edhe Prishtina, që është direkt e përfshirë në këtë çështje duke pasur edhe autoritetin e financat për të pajtuar një grup “ekspertësh të shquar perëndimorë”.

Po kështu mund ta bënte edhe Beogradi, që është i dyti nga radha e përfshirjes. Po kështu mund ta bënte Brukseli me rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi dhe sigurisht edhe vetë Parisi e Berlini, qoftë edhe pa marrë postë nga Tirana. Disa fondacione e think-tanke kanë publikuar këto dy vite konceptet e tyre për Zajednicën, duke kontribuar në debatin publik, i cili në demokraci formëson vizionin politik. Por kur një palë e tretë e interesuar, por periferike, i dërgon koncepte jopublike një tjetër pale të tretë, kjo e fundit me gjasë e surprizuar nga nisma, dobia duket edhe më mjegullt.

Për vëzhguesin distant është e më e paqartë pse Rama nuk ia dërgoi Kosovës konceptin e “nivelit më të lartë ndërkombëtar” nëse vërtet besonte se teksti përmbante ide të reja për qeverinë në Prishtinë. Kjo do të ishte në frymën e afërsisë së vetëkuptueshme, të bashkëpunimit tradicional e të traktatit dypalësh; mund t’ia dërgonte edhe Serbisë me presidentin e së cilës ka konsoliduar një marrëdhënie speciale, që synon “Ballkanin Europian”, ose fundja edhe dy ndërmjetësve/facilitatorëve të Brukselit, të angazhuar direkt në këtë dialog (aktualisht z. Borrel e Lajèâk).

Për arsye që mbeten të shpjegohen, koncepti iu dërgua dy shteteve kryesore të Bashkimit Europian, të cilët tok me 25 shtetet e tjera, kanë deleguar prej vitit 2011 ndërmjetësimin te Shërbimi i Jashtëm i BE-së, pra te dy ndërmjetësit/facilitatorët e lartpërmendur.

Por, vëzhguesi mbase nuk e ka të nevojshme të lodhë mendjen për të kuptuar të pakuptueshmen dhe as të nxjerrë nga lumi gurin kryeministror, po të ketë parasysh se personazhi ynë nuk e ka problem të duket karakteropat mjafton që të duket lojtar i rëndësishëm dhe të bëhet i pëlqyeshëm për segmente ndërkombëtarësh, mjaft që këta të mbyllin sytë për problemet në vendin e tij.

Qoftë edhe përmes trysnisë joparimore ndaj Kosovës. Dhe kjo e fundit është çështja madhore: a lipset dhe a duhet që Kosova me ligj të mundësojë themelimin e Zajednicës? Përgjigja ime është po edhe po! Po, sepse Kosova sovrane përmes titullarëve të saj gjatë kësaj dekade të “dialogut” ka pranuar disa herë me shkrim, këtë vit edhe nga kryeministri Kurti, detyrimin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe; çdo refuzim apo shmangie e njëanshme dhe arbitrare nga detyrimet ndërkombëtare të jep hijen e shtetit renegat që nuk meriton as simpati e as përkrahje.

Po sepse Kosova sovrane e moderne ka detyrimin parimor që të akomodojë të gjithë shtetasit e saj sipas përvojës ndërkombëtare më të mirë. Këtu përfshihen edhe ata do të donin të jetonin në shtetin e vjetër edhe pse jo detyrimisht thyejnë ligjet e shtetit të ri: pra serbët kosovarë. Debati publik për Zajednicën fokusohet te kompetencat dhe druajtja se mos kthehet në një Republika Serbska. Ky fokus është i mangët. Dodik, shefi i Republika Serbskas ka në bazë të Kushtetutës së Daytonit tagra të mjaftueshme për të paralizuar nivelin federal. Por, edhe pa këto tagra, përkrahja që ai merr nga Beogradi e nga Moska do të mjaftonte për të ushqyer secesionizmin e tij.

Si modele për Zajednicën dikur përflitej Tiroli i Jugut/Alto Adige në Itali e tashti statusi i pakicës serbe në Kroaci. Të dyja këto raste kanë të përbashkët atë që shteti strehues i pakicës nuk kërcënohet nga shteti mëmë i asaj pakice. Sot Serbia nuk është rrezik sigurie real për Kroacinë e rimëkëmbur dhe anëtare në NATO e në BE. Po ashtu, statusi bujar i pakicës gjermanofone në Tirolin e Jugut/Alto Adige u arrit gradualisht në dy faza kur Italia e Austria, në përgjithësi shtete mike mbas 1945-ës, arritën një nivel të lartë mirëbesimi.

Në rastin tonë, Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por me Kushtetutë e quan pjesë të saj; ajo influencon dhe instrumentalizon pakicën serbe, të paktën në veri të Ibrit, përmes shërbimit sekret, grupeve mafioze, zgjatimit të partisë-shtet të mbështetur me superbuxhet. Beogradi përdor edhe kërcënimin ushtarak (katër herë në dy vjet) por edhe dhunën e armatosur përmes grupimeve si ai Radojcicit në 24 shtator. Atëherë, pyetja për Zajednicën nuk është më si lipset të jetë ajo, por kur mundet të krijohet ajo.

Dhe përgjigja tingëllon e thjeshtë: kur Serbia të mos kërcënojë e mundësisht të pranojë/njohë Kosovën. Dialogu i Brukselit nën shenjën e një “ambiguiteti strategjik” të padobishëm nuk arriti ta adresojë dot çështjen e pranimit/njohjes. SHBA-të, ndonëse shpreheshin vazhdimisht për proces me fokus tek “njohja reciproke” nuk mundi të shënojë progres në këtë pikë. Për këtë arsye, plani franko-gjerman i prezantuar vjet sillte risinë e njohjes faktike, por joformale mes dy shteteve ngjashme me dy Gjermanitë gjatë Luftës së Ftohtë.

Fatkeqësisht ndërmjetësit perëndimorë nën iluzionin e joshjes së Serbisë nga BE apo ndonjë tjetër përfitim momental e harruan thelbin e këtij plani; ata i kërkuan Kosovës “këtu dhe tashti” Zajednicën kurse njohjen faktike e lanë për më vonë kur të bindej Serbia. Kaq i duhej dhe Edi Ramës për të nisur letra me postë.

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE, POR ME KË?

Propozimi tjetër i Edi Ramës është që të thirret një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, mbasi negociatat aktuale me regji nga Brukseli nuk kanë gjasë për përfundim të suksesshëm. Për këtë të fundit duket se ka një konsensus në rritje, të paktën nëse regjia e Brukselit mbetet te i njëjti model dhe me gjasë tek i njëjti regjisor. Por a sjell një konferencë ndërkombëtare një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme?

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje lipset të kujtojmë se dialogu KosovëSerbi nuk ka mbetur gjithmonë në nivelin Lajèák/Escobar. Ai është ngritur shpesh në nivelin e ministrave dhe ndonjëherë ka qenë objekt direkt i shefave të shteteve. Para një viti Presidenti francez e Kancelari gjerman prezantuan planin e tyre; kësaj nisme iu bashkua edhe Kryeministrja italiane. Të tre bashkë ata i dërguan letër Kryeministrit Kurti e Presidentit Vuçiç dhe dërguan këshilltarët diplomatikë në Prishtinë e Beograd për të njoftuar pasojat nëse plani refuzohej.

Ndonëse ky plan u pranua verbalisht, ai nuk është zbatuar praktikisht. Shkak për këtë është refuzimi thelbësor i Vuçiçit për të ecur drejt njohjes së Kosovës (refuzim i maskuar me dyfytyrësi retorike) si dhe mungesa e vizionit strategjik e prevalimi i interesave taktike, përfshi edhe njëanshmëri sporadike te ndërmjetësit facilitatorë. Por, ka dhe një kufizim tjetër: Europa e Perëndimi nuk kanë mjaftueshëm karota e shkopinj për të çuar palët drejt një marrëveshje të drejtë e të qëndrueshme.

Karrota “anëtarësim në BE” është iluzore ose në rastin më të mirë do jepet mbas një brezi. Korruptokratë si Vuçiçi, ku për më tepër opinioni publik i bombarduar nga propaganda shtetërore është kundër BEsë, nuk kanë pse ta duan anëtarësimin. Sepse kjo do të do të thotë fund apo kufizim i korruptokracisë; kështu që pavarësisht retorikës proeuropiane, në të vërtetë ata nuk e duan.

Ndërkohë që nga BE-ja, edhe kështu siç janë, përfitojnë atë që duan vërtet: ndihmë financiare e koperturë politike. Të njëjtën qasje kanë edhe në Tiranë e Shkup. Ndërkohë që shkopin mund ta vëzhgojmë në Kosovë: sanksionet e BE-së as nuk e kanë ndryshuar thelbësisht sjelljen e qeverisë “Kurti” e as kanë ulur përkrahjen publike të saj. Me gjasë sepse konsiderohen si të padrejta (siç janë!). Ose konsiderohen edhe të neglizhueshme. Është kollaj të imagjinohet se sikur të njëjtat sanksione t’i vihen Serbisë, siç po flitet, reagimi i Beogradit do të jetë shumë më shpërfillës.

Por të jemi të qartë Europa e SHBA-të kanë potencialin për masa e ndërhyrje që do t’i tronditnin keq shtetet të vogla si këto tonat. Por duket se nuk kanë vullnetin dhe aktualisht as terezinë për t’u marrë me këtë punë. Një konferencë me Francën, Gjermaninë si violina të para tok me BE-në plus SHBA-të do të ishte një deja vu. Po të shtojmë fuqitë botërore të interesuara, forca imponuese e konferencës do të rritej dukshëm. Këto fuqi botërore aktualisht janë Rusia (me agresionin e saj ndaj Ukrainës pak gjasa ka të ftohet) dhe Kina. Por konkluzionet e kësaj konference do të ishin fatkeqe për Kosovën dhe dëmtuese për Europën. Rama nuk e thotë shprehimisht se konferenca duhet zgjeruar kësisoj, por logjika e kontekstit fare mirë të çon këtu.

VERIU NËN KONTROLLIN E KFORI-IT, PO PËRSE?

Propozimi më i çuditshëm i Edi Ramës ishte që KFOR-i të merrte kontrollin në katër komunat në veri të Ibrit. I çuditshëm, sepse një forcë ushtarake e pranishme në territor si rregull ka kontroll mbi atë territor. Ajo forcë ushtarake instalon një pushtet civil për punët e përditshme dhe vetë merret ekskluzivisht me sigurinë. Në kontekstin e Kosovës punët e përditshme të pushtetit civil si dogana, rendin publik, arsimi, shëndetësia, pastrimi i rrugëve janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, që KFOR-i kurrë nuk i ka pasur.

Me bojkotin e Lista Serbska, situata edhe me kryebashkiakët me 3% vota situata është komplikuar, por parimisht nuk ka ndryshuar. Institucionet janë të Kosovës edhe kur funksionojnë jo mirë. Ky është një mesazh i rëndësishëm politik e simbolik. Nëse dikush e ndryshon këtë në favor të një minirepublike nën tutelën ndërkombëtare, atëherë nuk do shumë fantazi për të kuptuar se synohet preludi i copëtimit territorial. Para disa vitesh, Rama me kolegë e tentoi seriozisht këtë projekt dhe gjeti përkrahje në dyshen aventuriere Mogerini/Eichhorst në Bruksel dhe në dyshen idelogjike Bolton/Palmer në Uashington. Që të katërt të bashkuar nga joparimësia e miopia. Për fat të mirë të Kosovës, Serbisë dhe Europës, ky projekt dështoi.

Europa e kuptoi nga tragjedia e Luftës së Dytë Botërore se shtetet etnikisht homogjene ishin të pamundura dhe investoi në të drejtat e pakicave kombëtare dhe në tretjen e kufijve shtetërorë. Kjo vlerë europiane nuk është e pamundur në Ballkan, siç dëshmojnë shembuj pozitivë të shumtë. Nuk do të ishte e pamundur as në Serbi e Kosovë edhe pse vështirësohet nga korruptokratë e aventurierë. Sfida në Kosovë do të ishte një konsensus politik e shoqëror rreth këtyre çështjeve, i formuluar qartë e shkoqur për të arritur optimalen në javët e muajt e ardhshëm. Sfida në Shqipëri është që personin me llagapin e ri nga Michael Martens ta bëjë sa më të padëmshëm në javët e muajt e ardhshëm.

* Ish-ministër e deputet

Tags: Genc PolloKosovaZajednica
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vështirësia në ecje mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit?

Lajmi tjetër

Befason publicisti i njohur, thotë se mbrëmë në stadium Kryeministri Kurti, kishte mundësi “me i pshurrë n’kry dRamës”

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM