Nenad Rashik e ka cilësuar marrëveshjen e arritur në parim në Bruksel, si të mirë, shkruan Fol Drejt.
Ministri për Komunitete dhe Kthim ka thënë se marrëveshja e 27 shkurtit ka disa anë të mira, e ku më e rëndësishmja është se shoqëria do të përfitojë prej saj.
“…mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, tha ai.
Ai e komentoi marrëveshjen gjatë një konference për shtyp./FolDrejt/