Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë konferencë për media sonte në ora 19:30.
Kjo konferencë vjen pak orë pasi është bërë publike propozim-aktakuza nga Zyra e Prokurorit Special pranë Prokurorisë Speciale në Hagë për kryetarin Veseli dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
Më tutje, kjo propozim-aktakuzë është dërguar tek Dhomat e Specializuara dhe gjithashtu është në shqyrtim nga gjyqtari i procedurës paraprake.
E njëjta i lidhë Veselin dhe Thaçin me krime të luftës, por që në mungesë të fakteve mund të hidhet poshtë nga gjyqtari i procedurës paraprake.