Në mbledhjen e mbajtur nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, është miratuar propozimi për tërheqjen e 30% të Trustit.
Katër anëtarë të këtij Komisioni votuan për, tre kundër, ndërkaq dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë abstenuar.
Pas miratimit në këtë Komision, ky projektligj shkon në Kuvend./FolDrejt/