Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga java e ardhshme punëtorët teknikk të Qendrave të Mjekësisë Familjare, do të hyjnë në grevë dhe do të mbajnë protesta.
Kjo do të bëhet si shkak i pagave të ulëta, përcjell Fol Drejt.
“Në takimin e mbajtur sot me punëtor teknik të QMF në Prishtinë, u mor vendim që për 300 euro pagë bruto nuk punojmë dhe nga java e ardhshme fillohet me protesta dhe greva, deri te lëshimi kolektiv i vendeve të punës”, thuhet në shkrimin e Azemit, në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/