Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur sot turin nëpër qytetet e vendit si pjesë e aksionit të ri opozitar që kulmon me protestat antiqeveritare më 16 shkurt të këtij viti.
Demokratët në të gjithë vendin janë mobilizuar dhe po bëhen përgatitje për t’i paraprirë protestës së paralajmëruar të opozitës shqiptare.
Protestat, konsiderohen si test për lidershipin e ri dhe strategjinë e demokratëve, për rrëzimin jo të një kryeministri, por të modelit që ai ka instaluar në Shqipëri si edhe për kthimin e besimit të qytetarëve te opozita.
Sot kryetari Basha ka nisur turin në Kavajë.