Numri i demonstruesve të arrestuar në Bruksel u rrit në 63 të premten, pasi protestat e shkaktuara nga vrasja e një adoleshenti nga policia në Francë u përhapën në Belgjikë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Arrestimet ndodhën pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në zonën Anneessens, ndërsa në mesin e të arrestuarve ishin 48 të mitur.
Gjatë demonstratave të enjten vonë në qendër të Brukselit, protestuesit thyen xhamat e stacioneve të autobusëve dhe u vunë flakën automjeteve.
Pati edhe protesta në Lemonnier që shkaktuan mbylljen e stacionit të metrosë Anneessens.
Franca është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme që kur një oficer policie qëlloi 17-vjeçarin Nahel M. në periferi të Parisit më 27 qershor.