Paralajmërimi se me përkeqësimin e motit, do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike, e ka trazuar opinionin publik. Për më tepër, qytetari Visar Dili ka ndërmarr iniciativën për organizimin e një kampanje që e kundërshton kategorikisht këtë gjë, shkruan Fol Drejt.
“Edhe pse Kosova me Shqipërinë ka arritur marrëveshje që të ketë energji elektrike të mjaftueshme në Kosovë, sot kanë filluar reduktimet që nga ora 9:00 e mëngjesit!
Gjendja e tanishme me reduktime do t’u shkaktojë probleme biznesve e qytetarëve përgjithësisht!
Prandaj si qytetarë nuk duhet të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj situate” – shkroi ai para disa ditësh në murin e tij në Facebook.
Për më shumë nëpërmjet hashtagut:
#kunder_rritjes_se_çmimit_te_energjis_elektrike
Ai po i fton qytetarët për t’i shprehur pakënaqësitë, por edhe për t’u mobilizuar kundër kësaj ideje.
Që nga e shtuna, Dili ka bërë thirrje për kundërshtim të dyfishimit të vlerës së tarifave të energjisë elektrike. Ai ka paralajmëruar edhe protesta, nëse qeveria dhe institucionet përkatëse, nuk i marrin parasysh këto kundërshti./FolDrejt/