Dhjetra protestues janë arrestuar në Stamboll gjatë një marshimi për 1 Majin, pavarësisht shtetrrethimit të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.
Të paktën 100 janë arrestuar pas përplasjeve me policinë. 1 maji njihet në shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe është një festë publike në disa kombe, përfshirë Francën.
Në Turqi, gjatë 1 Majit ka pasur vazhdimisht protesta kundër qeverisë duke çuar në përplasje mes protestueseve dhe policisë. Shoqata e Avokatëve të Stambollit tha për AFP se numri i arrestimeve mund të jetë 170 persona.
Turqia ka vendosur një bllokim të rreptë që nga 29 Prilli për shkak të një vale vdekjeprurëse të tretë të COVID-19.