Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoninë e Veriut.
Protestuesit që janë duke protestuar para qeverisë tash e disa ditë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të arritur te shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.
Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar./Alsat.mk