Qindra rusë kanë filluar protestat në rajonet lindore të vendit duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.
Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh dhe bashkëpunëtori i kanalit të Navalnyt në Youtube, Lyubov Sobol u arrestuan në Moskë në 21 prill, njoftuan avokatët e tyre.
Ndërkohë, Vladimir Ryzhkov, ish-nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus i tha agjencisë së lajmeve TASS se policia e kishte ndaluar atë nën dyshimin e shkeljes së ligjit për mbajtjen e tubimeve masive.
Pas arrestimit të aleatëve të ngushtë të Navalnyt ka reaguar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili i quajti veprimet si “të mjera”.
“Ndalimi i përkrahësve të Alexei Navalny para mbajtjes së protestave në Rusi është për të ardhur keq”, tha Michel, duke shtuar se autoritetet ruse duhet të respektojnë të drejtën e tubimit.
Raportohet për arrestimin edhe të disa bashkëpunëtorëve tjera të Navalnyt në disa qytete të Rusisë.